Rreth U Albania

Portali UALBANIA është vitrina kryesore e Universiteteve për të prezantuar ofertën e tyre akademike. Që nga viti 2016, UALBANIA numëron 38 Universitete publike dhe private, dhe informacione të detajuara për 561 programe studimi të ciklit të parë të studimeve në Republikën e Shqipërisë. Portali UALBANIA është ura lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike. Nëpërmjet portalit, maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe regjistrrimin në programin ku janë shpallur fitues. Portali UALBANIA përmban informacion lidhur me:

  • Universitetet
  • Programet e Studimit
  • Kriteret e pranimit
  • Kuotat dhe Tarifat
  • Formularin e Aplikimit
  • Sekretarinë Online të regjistrimit në Universitet

Për hapat që duhet të ndiqen mbi aplikimin dhe regjistrimin, orjetohuni me videot informuese, manualin dhe info grafikun.