TESS (TIRANA ESTHETICS & STYLE SCHOOL)

Përshkrimi

TESS është frymëzuar nga dëshira për ta bërë estetikën dhe të bukurën pjesë të jetës së përditshme, kudo. TESS është Kolegji Profesional i Lartë, i parë, i vërtetë, i cili krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e estetikës, parukerisë dhe make up. Me bashkëpunimin e kompanive të njohura në botë MAKE UP FOR EVER, Davines dhe Comfort Zone dhe me staf të specializuar në make up, estetikë, parukeri, dermatologji, psikologji, ligj, menaxhim, marketing, art, fotografi dhe sociologji, TESS do t’i aftësojë studentët me njohuritë e duhura për t’u bërë profesionistë të suksesshëm. Kolegji Profesional i Lartë TESS është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 31.07.2018 dhe është i organizuar në dy departamente: Departamenti i Estetikë-Nutricionit dhe Departamenti i Kozmetologjisë. Departamenti i Estetikë-Nutricionit ofron 1 program studimi : Profili Estetikë është një program 2-vjecar. Programi i studimit për estetistët synon të krijojë profesionistë në fushën e estetikës. Roli kryesor i estetistes është të kujdeset për lëkurën dhe kjo mund të arrihet duke pasur një profil të plotësuar në 360 gradë për sa i përket të gjitha njohurive teorike, informacionit që merret nga studimet shkencore, e gjithashtu demostrimeve dhe praktikave në të gjitha disiplinat e fushës. Kohëzgjatja: 2 Vite Akademike (1,500 orë mësimore të ndara në 4 semestra) 120 Kredite ECTS.