TESS (TIRANA ESTHETICS & STYLE SCHOOL)

Përshkrimi

TESS është frymëzuar nga dëshira për ta bërë estetikën dhe të bukurën pjesë të jetës së përditshme, kudo. TESS është Kolegji Profesional i Lartë, i parë, i vërtetë, i cili krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e estetikës, parukerisë dhe make up. Me bashkëpunimin e kompanive të njohura në botë MAKE UP FOR EVER, Davines dhe Comfort Zone dhe me staf të specializuar në make up, estetikë, parukeri, dermatologji, psikologji, ligj, menaxhim, marketing, art, fotografi dhe sociologji, TESS do t’i aftësojë studentët me njohuritë e duhura për t’u bërë profesionistë të suksesshëm. Kolegji Profesional i Lartë TESS është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 31.07.2018 dhe është i organizuar në dy departamente: Departamenti i Estetikë-Nutricionit dhe Departamenti i Kozmetologjisë. Departamenti i Kozmetologjisë ofron 2 programe studimi : 1. Profili Hair Artist në TESS zhvillohet gjatë një programi 2 vjecar. Ky program ka si synim përgatitjen e profesionistëve në këtë fushë duke ofruar një formim të plotë. Programi përfshin njohuri që lidhen me anatominë, flokët e trikologjinë e gjithashtu njohuri që lidhen me aftësitë menaxheriale dhe komunikuese të domosdoshme për këtë fushë. Një domosdoshmëri për këtë fushë janë edhe njohuritë teorike, demostrimet dhe praktikat lidhur me proceset e flokëve, si trajtimet, lyerja dhe prerja të cilat do të studiohen në profilin Hair Artist. Programet përfshijnë leksione mbi rëndësinë e studimeve teorike, të kombinuara me demostrime, praktika një-më-një dhe projekte individuale. Kohëzgjatja: 2 Vite Akademike (1,500 orë mësimore të ndara në 4 semestra) 120 Kredite ECTS. 2. Profili Make Up Artist është një program 1-vje?ar. Ky program studimi është krijuar për të mundësuar një formim të plotë e gjithë përfshirës për të fituar njohuritë e nevojshme për profesionin e make-up artist. Kjo mund të arrihet duke maksimizuar aftësitë krijuese të studentëve e duke përforcuar talentin që ata kanë, për të qënë përgatitur të plotësojnë të gjitha kërkesat si profesionistë të fushës në nivelet e kërkuara në industrinë e make up-it të ditëve të sotme. Programet përfshijnë leksione mbi rëndësinë e studimeve teorike, të kombinuara me demostrime, praktika një-më-një dhe projekte individuale. Kohëzgjatja: 1 Vit Akademik (750 orë mësimore të ndara në 2 semestra) 60 Kredite ECTS.